Suada Jashari: Lojtaret janë të motivuara për Champions League 

Nuk kanë mbetur më shumë se 11 ditë nga sfida që e pret ekipin e vajzave të EP Com nga Hajvalia, në kuadër të garave kualifikuese në Champions League në futboll.

Kryetrajnerja e EP Com, Suada Jashari, po punon pareshtur me futbolliste duke komponuar ekipin në mënyrën më të mirë për sfidën e 18 gusht ndaj Benfica-s nga Portugalia.   

EP Com në rast se e kalon këtë ekip do të ndeshet me fituesin e përballjes Twente – Agarista CSF. 

Jashari është e kënaqur me formën e futbollisteve, të cilat dje e mposhtën me rezultat 6:0 ZFK Skopjen.

“Forma duket e mirë, kemi bërë maksimumin gjatë kësaj faze përgatitore dhe patjetër që do të mundohemi ta bëjmë maksimumin edhe në ndeshjet që na presin sepse e dijmë që janë shumë të vështira. 

Lojtaret janë të motivuara dhe besoj të bëjmë një paraqitje të mirë”, thotë Jashari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Bytyqi: Kishim pritshmëri më të larta për rendimentin e grurit

Story i radhës

Marrëveshja për transportin e drithërave/ Papa Françesku: T’i jepet fund luftimeve mes Ukrainës dhe Rusisë

Të fundit nga