Barcelona ka në shënjestër mbrojtësin e majtë të Stuttgart, Borna Sosa.
Katalanët janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë që do të zëvendësonte spanjollin Jordi Alba.
Përfaqësuesit e Barcelonës kanë përcjell nga afër mbrojtësin Borna Sosa.
Sipas raportimeve të Christian Falk, Stuttgart tashmë i ka caktuar çmimin lojtarit që pëlqehet nga Barca.
Gjermanët janë të gatshëm ta shesin kartonin e Borna Sosa për 25 milionë euro.
Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e Barcelonës për kartonin e mbrojtësit të majtë.