Stuhia në ShBA bllokon banorët e shtetit të Nju-Jorkut nëpër makina

December 27, 2022
1 minut lexim

Të paktën 28 njerëz kanë vdekur në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, shumica në Buffalo, pasi një stuhi dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.

Një zyrtar shtetëror tha se disa njerëz ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “ndoshta” stuhia më e keqe e jetës së tyre.

Deri në 23 centimetra të tjera borë priten të martën në pjesë të shtetit, paralajmërojnë meteorologët.

Stuhia është shtrirë nga Kanadaja në Meksikë.

Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut. “Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi ai në Twitter.

Shteti fqinj Nju-Xhersi dërgoi gjithashtu shërbime emergjente në shtetin e Nju-Jorkut për të ofruar ndihmë të mëtejshme.

Guvernatorja e shtetit Kathy Hochul, me origjinë nga Buffalo, e përshkroi stuhinë si “stuhinë e shekullit”.

“Është [si] të shkosh në një zonë lufte dhe automjetet përgjatë anëve të rrugëve janë tronditëse.”

Ajo shtoi se shumë automjete të urgjencës nuk kishin arritur të shkonin në zonat më të goditura ose kishin ngecur në dëborë vetë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

REL: Pse Serbia ngriti gatishmërinë luftarake të ushtrisë dhe policisë?

Story i radhës

Politologu rus: Mjekët perëndimorë po e mbajnë gjallë Putinin, por fundi i tij është në dukje

Të fundit nga

ShkoLartë