stuhia godet fshatrat e elbasanit bresheri shkakton deme ne pemetari e bujqesi 68090068c798c

Stuhia godet fshatrat e Elbasanit/ Breshëri shkakton dëme në pemëtari e bujqësi

April 23, 2025
1 minut lexim

Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe breshëri të madhësisë së pazakontë ka goditur fshatrat Tregan dhe Bathë në Qarkun e Elbasanit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin bujqësor dhe pemëtarinë e zonës.

Breshëri me intensitet të lartë dhe madhësi të krahasueshme me kokrrat e lajthisë ka goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë kulturat e mbjella të pranverës si edhe pemët frutore që ndodhen në fazën e zhvillimit më të ndjeshëm.

Në shumë prej parcelave me pemtari dhe vreshtari, gjethet dhe frutat janë dëmtuar ose janë shkulur tërësisht nga degët, ndërsa disa rrënjë janë dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme. Breshëri ka dëmtuar gjithashtu infrastrukturën bujqësore, përfshirë sistemet e ujitjes dhe rrjetet mbrojtëse të serrave.

Të tjerë fermerë shprehen se dëmet financiare janë të pallogaritshme për momentin.

Stuhitë me breshër janë gjithnjë e më të shpeshta në këtë periudhë të vitit, por sipas banorëve  dhe specialistëve të bujqësisë, kjo ishte një nga më të fuqishmet e viteve të fundit. Ekspertët paralajmërojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike, raste të tilla ekstreme pritet të shtohen.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

zekolli shaqiri nje hap konkret drejt realizimit te rruges tetove prizren 6808fad3acb26
Story i mëparshëm

Zekolli Shaqiri: Një hap konkret drejt realizimit të rrugës Tetovë–Prizren

kushtetuesja shfuqizon ligjin per kpm ne agk e mirepret vendimin 680909d42db98
Story i radhës

Kushtetuesja shfuqizon ligjin për KPM-në, AGK e mirëpret vendimin

Të fundit nga

ShkoLartë