Stuhia e shiut në vend, prurjet e mëdha rrezikojnë banesat në Dragobi, një rrugë e bllokuar në Kukës

November 20, 2022
1 minut lexim

Prurjet e mëdha të shiut nga moti i keq në vend rrezikojnë banesat që ndodhen poshtë përroit në fshatin Dragobi në Kukës, njoftojnë autoritete përkatëse, ndërsa i gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet dhe i shoqëruar me erë të fortë.

Rrugët në Kukës janë të qarkullueshme, përveç rrugës që lidh fshatin Shipshan me rrugën nacionale bashkia Tropojë si rezultat i rrëshqitjes së dherave .

Në rrugën që lidh lagjen Balshaj të fshatit Tropojë e Vjetër si rezultat i prurjeve të mëdha të përroit rrezikohet një urë.
Rezervuaret janë në monitorim në të gjithë Qarkun.

Furnizimi me energji elektrike është normal përveç Nj.Ad Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë dhe fshatrat Pistë, Mgull, Qam dhe Gëdheshtë bashkia Kukës, Nj.Ad Lekbibaj bashkia Tropojë.
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Përditësim im orës 16:30 datë 20.11.2022.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ronaldo i ofrohet Real Madridit

Story i radhës

Ministri i Vuçiçit: S’duam luftë, por ushtria serbe është e gatshme

Të fundit nga

ShkoLartë