Stuhi në Spanjë, qindra njerëz u bllokuan në aeroportin e Valencias

1 minut lexim

Qindra njerëz u bllokuan në aeroportin e Valencias, të shtunën, pasi një stuhi përmbyti pistën dhe la aeroplanët të bllokuar për disa orë.

Stacioni i motit në aeroportin e Valencias regjistroi 66.1 litra shi për metër katror në vetëm një orë – reshjet më intensive të regjistruara për nëntorin, sipas agjencisë meteorologjike spanjolle AEMET.

Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë vendin dhe një djalë 17-vjeçar u vra në rajonin verilindor të Zaragozës të premten, pasi një pemë, poshtë së cilës ai po strehohej, u shemb mbi të, raporton Euronews.

Reshjet ishin veçanërisht të mëdha në rajonin juglindor të Valencias. Ndërkaq, përmbytje janë raportuar edhe në zonat më qendrore të Spanjës.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

5 shenja që tregojnë se keni zgjedhur karrierën e gabuar

Story i radhës

​Brenda ligjeve brutale të Katarit që mund të shohin tifozët gjatë Kupës së Botës

Të fundit nga