Stuhi në Kosovë, flasin nga IHK

July 21, 2023
min lexim

Përkundër se shumë vende të Ballkanit u përfshin nga stuhi të fuqishme, në Kosovë nuk parashihet të ketë stuhi të paktën për gjatë këtyre ditëve.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se temperatura të larta pritet të ketë edhe gjatë fundjavës dhe ditëve në vazhdim.

“Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm për shkak të këtyre masave ajrore të ardhura nga pjesa e Afrikës, të cilat do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë vikendit ,por edhe gjatë ditëve tjera të javës. Temperaturat minimale do të sillen nga 17-19 gradë Celsius ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 33 gradë Celsius deri në 36 gradë Celsius”, u shpreh ai.

Aliu theksoi se do të fryjë erë kryesisht nga veri-lindja dhe veri-perëndimi, do të jetë e lehtë deri mesatare.

Kurse, sa i përket stuhive, Aliu tha se nuk parashihet te këtë.

“Stuhitë shfaqen kur kemi ndryshim të temperaturave dhe presionit atmosferik. Stuhi nuk parashihet të kemi të paktën këtyre ditëve, mirëpo parashikimet zakonisht bëhen dy tri orë më herët dhe ATO shikohen në radar, por shteti jonë nuk ka radar dhe ne bazohemi në presionin atmosferik dhe ndryshimin e temperaturave”, bëri të ditur ai.

Ndryshe, tash e disa ditë, Kosova është përfshi nga temperaturat e larta, për këtë Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin ekspozimin në diell dhe të respektojnë disa këshilla.

Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C janë:

Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00.

Kujdesi gjatë temperaturave të larta:

🥤Mbani trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar;

👕Vishni veshje të lehta dhe të gjera;

🛁Bëni dush të freskët;

Reklama
💧Pini shumë ujë;

☕Shmangni pijet me sheqer, alkoolike dhe me kafeinë;

🏡Mbani shtëpinë tuaj të freskët:

🪟 Hapni dritaret natën;

💡Reduktoni përdorimin e pajisjeve elektrike.

🌳Qëndroni në hije.

🧑‍🔧Shmangni aktivitetin fizik të mundimshëm gjatë temperaturave të larta;

🚗Mos i lëni fëmijët apo kafshët në makina të parkuara;

Ministria shton tuje se, nëse ju paraqiten simptoma si kokëdhembje, mundim, marramendje, tharje e gojës dhe lëkurës, lajmërohuni tek institucioni më i afërt shëndetësor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sali Berisha sulmon Bashën: Ka frikë nga burgu, Rama ia pret kur të dojë fletën e arrestit

Story i radhës

Olta Gixhari në deti, na dogji i nxehti

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë