Stuhi e fortë në SHBA, pjesa më e madhe e vendit në gatishmëri të lartë

January 5, 2025
1 minut lexim

Një stuhi e fuqishme dimri ka përfshirë shumicën e Shteteve të Bashkuara, duke sjellë kushte ekstreme të motit dhe duke i vënë në gatishmëri të lartë dhjetëra miliona amerikanë.

Stuhia, e shkaktuar nga një vorbull polare që ka lëvizur nga Arktiku, ka filluar të sjellë reshje të mëdha bore dhe temperatura rekord të ulëta që nuk janë regjistruar për më shumë se një dekadë.

Pjesë të shteteve si Kentaki dhe Virxhinia janë shpallur në gjendje emergjente për shkak të kushteve të rënda, ndërkohë që shtete të jugut, përfshirë Misisipi dhe Florida, janë paralajmëruar për kushte të pabesueshme të motit, pasi nuk janë të zakonshme për ftohtësinë ekstremale.

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura bore priten të përfshijnë shtete të tjera si Kansas, Indiana, Misuri dhe Virxhinia Perëndimore, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në transport dhe infrastrukturë. Qytetet si Uashington DC, Baltimore dhe Filadelfia janë në gatishmëri për të përballuar borën dhe akullin që pritet të arrijnë këtë fundjavë.

Po ashtu, linjat ajrore amerikane, përfshirë American Airlines, Delta, Southwest dhe United, kanë paralajmëruar mundësinë e anulimeve dhe vonesave të fluturimeve për shkak të kushteve të rënda meteorologjike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hiri i lashtë vullkanik në Mars mund të ofrojë të dhëna të reja në kërkim të jetës jashtëtokësore

Story i radhës

“Në fillim jam trembur…”/ Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Të fundit nga

Favoritet për të zëvendësuar Trudeau

Tani që dihet se Justin Trudeau do të largohet nga detyra, t’i hedhim një vështrim të shpejtë favoritëve për ta zëvendësuar atë si lider të partisë së tij dhe kryeministër. Kjo listë
ShkoLartë