Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin tonë. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se e mërkura parashikohet me mot me vranësira të dendura në veri dhe në pjesën tjetër me vranësira e kthjellime.
Në veriperëndim dhe bregdet gjatë mbrëmjes vonë reshjet do të marrin karakter rrebeshesh me rrufe dhe shtrëngata.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet.
Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 2 deri 17°C
në zona e ulëta 5 deri 23°C
në zona bregdetare 12 deri 23°C