Në mes të nxehtit përvëlues, pasditen e sotme disa qytete dhe fshatra të Kosovës janë përfshirë nga stuhi shiu e breshëri.
Në ditët në vijim mund të pritet evidentimi eventual i dëmeve që mund të jenë shkaktuar kryesisht në bujqësi.
Në foto shihet situatë mjaft dramatike ka qenë në disa fshatra të Malishevës ku breshëri është dashur të largohet me lopatë.
Aty shihet se edhe madhësia e kokrrave të breshrit ishte disa centimetra.
Pos Malishevës edhe në Ferizaj, Kaçanik e Lipjan janë raportuar reshje të forta breshëri.