Studiuesja gjermane: Edi Rama mund të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO?

April 1, 2022
1 minut lexim

Akademikja gjermane Suzana Starikov shkruan se Kryeministri Edi Rama mund të zgjidhet në krye të NATO-s dhe ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”. Sipas saj kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas janë dy kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg.

A do të jetë ky viti i fundit i kryeministrit Edi Rama në krye të qeverisë shqiptare? Kjo pikëpyetje ngrihet nga akademikja gjermane dhe studiuesja e komunikimit, Suzana Starikov, e cila shkruan se Kryeministri Edi Rama mund të zgjidhet në krye të NATO-s dhe ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”.

Sipas saj kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas janë dy kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg. Akademikja shkruan se vetë SHBA ka kërkuar që drejtuesi i NATO-s pas Stoltenberg të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s. Nëse kryeministri Edi Rama zgjidhet në krye të NATO-s ai e merr drejtimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut në shtator të 2023. 

Jens Stoltenberg i mbaronte mandati në shtator 2022 në krye të NATO-s, por për shkak të luftën në Ukrainë, u shty me një vit deri në 2023.“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s.

Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruan ajo.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bien lehtë rastet me Covid-19 në Kosovë, sot një vdekje

Story i radhës

Nuk e dënoi agresionin e Rusisë, Lavrovi shkon për vizitë në këtë shtet

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë