Shteti i Kosovës vazhdon të avancojë në fushën e arkeologjisë dhe si i tillë po konsiderohet si vend i prodhimtarisë në këtë fushë.
Njohës dhe studiues ndërkombëtarë, veçuan Kosovën si vend i posaçëm në fushën arkeologjike, duke filluar nga e kaluara historike që ka kaluar ky vend.
Në konferencën Ndërkombëtare “Arkeologjia e Ballkanit”, studiues vendor thanë se në Kosovë mund të shpalosen në mënyrë të vazhdueshme rezistencën e lartë historike të popujve që jetojnë në këtë hapësirë.
Ushtruesja e detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës, Luljeta Plakolli-Kasumi, tha se bashkëpunimi i UP-së me studiues nga Shqipëria daton që nga viti 2002.
“Organizimi i kësaj konferencë akademike-shkencore, është fryt i një bashkëpunimit të autoriteteve të Kosovës me ato perëndimore në fushën e studimeve arkeologjike. Sa i përket Universitetit të Prishtinës, bashkëpunimi zë fill që në vitin 2002 dhe 2004 në Apoloni, ku studentët e UP-së, kishin mundësi të përfitojnë nga trajnimet në terren në kuadër të projekteve arkeologjike që zhvilloheshin atje dhe iu mundësua të vazhdojnë studimet e specialozuara në fushën e arkeologjisë në shumë vende të botës”.
Profesori universitar njëherësh deputet i VV-së, Ardian Gola, tha se prodhimtaria arkeologjike në Kosovë është shumë e madhe, e që shërben sipas tij, edhe për vizita nga qytetarët anekënd botës.
“Për shtetin e Kosovës, prodhimtaria në fushën arkeologjike është në interes të shumëfishtë, duke filluar me interesin historik me ç’rast kemi të bëjmë me një fushë që na shpalos në mënyrë të vazhdueshme rezistencën e lartë historike të popujve që jetojnë në këtë hapësirë”.
“Kosova si një kompleks arkeologjik me lokalitete të shumta arkeologjike që i ka, është një lloj parajse për shumë studiues e hulumtues, pavarësisht prej nga vijnë dhe është edhe me interes turistik, për shkak se mund të shërbejnë për vizita nga qytetarët anekënd botës”, tha Gola.
Christophe Goddard, studiues francez, tha se bashkëpunimi është shtyrë nga kolegë nga Shqipëria.
Madje ai e veçojë Kosovën si vend i posaçëm në fushën arkeologjike.
“Kjo ide ka nisur para ca vitesh ku kolegë tjerë francez, jemi bërë bashkë në këtë rrjet të hulumtimit dhe që të publikohen gjetjet që janë bërë në këto qytete. Më tej, ky bashkëpunim është shtyrë edhe me kolegë nga Shqipëria dhe e kanë zgjeruar në masë të madhe këtë rrjet”, tha ai.