Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen prej 43 ditësh.
Tare tha se, sipas tij, ka vend edhe për vlerësim ndaj qeverisjes së Ramës, duke marrë shembullin e Kurveleshit, që sipas tij ka dalje në det pas 100 vjetësh, por nga ana tjetër studiuesi kritikoi qeverinë që nuk e ka vijuar turizmin kapilar edhe në vende të tjera.
“Një gjë që Rama ka bërë kryevepër, i pari Kryeministër që në këto 100 vjet kuptoi, që një zonë malore si zona e Kurveleshit, zonë e varfër pa të ardhura dhe të tjera, i hapi rrugën dhe i nxori në det.
Për herë të parë në 100 vjet. Pra njerëzit nga deti, Qeparo, Himarë, mund të vijnë sipër atje dhe mund të vijnë në bujtinë. Pra ka bërë gjënë më të mirë, është një model që fatkeqësisht nuk është bërë në zona të tjera. Pra futja e turizmit kapilar. Pra çfarë bën ky turizmi kapilar, e para mban njerëzit në vend, i mban atje. I kthen, këta të Thethit që i morën më qafë.
Energjinë e Thethit po ta ktheje në mënyrë të dobishme nuk i merrshe njerëzit më qafë. Po të bësh turizmin kapilar, njerëzit rrinë aty. Tani, ngaqë s’ka më vend, ai futet zonave të mbrojtura.” – tha Tare.
Burimi: botasot.info


