Studimi zbulon: Sa më shumë seks për largimin e gurëve nga veshkat

April 19, 2023
1 minut lexim

Mjekët besojnë se seksi deri në katër herë në javë ndihmon në nxjerrjen e gurëve në veshka në mënyrë natyrale.

Shumë njerëz vuajnë nga gurët në veshka, ata mbi 30 vjeç janë më të prekshëm pasi rreziku rritet me moshën.

Kur gurët bëhen më të mëdhenj, mund të shkaktojnë dhimbje dhe zakonisht nevojitet kirurgji për t’i hequr ato.

Ndërkohë, ata që vuajnë nga gurët e vegjël, inkurajohen të pinë më shumë lëngje dhe të marrim ilaçe të caktuara që ndihmojnë që të shkrihen gurët dhe dalin natyrshëm nga trakti urinar.

Por në studimin e botuar në “The Journal of Sexual Medicine”, mjekët vunë në dukje se tkurrja dhe relaksimi i qafës së fshikëzës – që ndodh gjatë orgazmës dhe ejakulimit – mund të ndihmojë gjithashtu në largimin e gurëve në veshka.

Kjo ndodh sepse ndërsa muskujt relaksohen, urina nxitet të kalojë përmes uretrës, së bashku me gurët në veshka. Urologët në Universitas Airlangga në Surabaya rishikuan pesë studime mbi këtë temë.

Ata përfshinin 406 pjesëmarrës të cilëve iu tha të bënin seks ose të masturbonin tre ose katër në javë ose të abstenonin nga secili aktivitet.

Rezultatet treguan se shkalla e largimit të gurëve ishte 5.7 herë më e lartë në grupin e aktivitetit seksual. Dhe gjithashtu pritej që gurët të dilnin më shpejt tek ata që bënin seks ose masturbuan.

Ndërkohë, numri i njerëzve që kërkonin lehtësim dhimbjeje për shkak të gurëve në veshka ishte 62 për qind më i ulët në grupin e aktivitetit seksual. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Njeriu që ndaloi helmimin ndaj nxënësve shqiptarë

Story i radhës

Politikë apo hakmarrje? Gazetari zbulon pistat ku po heton policia për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

Të fundit nga

ShkoLartë