Studimi: Kjo është mosha kur partneri pritet më shumë t’ju tradhtojë

min lexim

Të zbulosh se partneri të ka tradhtuar, është cilësuar nga specialistët si një eksperiencë mjaft dramatike, e krahasuar me një ngjarje traumatike, duke u nisur nga simptomat e rënda që pëson partneri. Ndjesitë e provuara janë të shumëllojshme.

Emocione që variojnë nga urrejtja ekstreme në turp, nga trishtimi në simptoma të ankthit, dëshirë për hakmarrje, sjellje ekstreme të ngjashme me ato të çrregullimeve të stresit post-traumatik. Një fenomen i tillë konsiderohet nga psikologët si shkatërrues për partnerin e tradhtuar, i cili lëkund menjëherë perceptimin e tij për veten, të marrëdhënies në çift dhe të partnerit që e tradhton.

Sipas një studimi të ri, mosha në të cilën mund të tradhtoni më lehtë është 39 vjeç. Hulumtimi është kryer nga “Illicit Encounters”, kompani e cila merret me hulumtime rreth martesës dhe njerëzve që bashkëjetojnë.

Sipas studimit, një pjesë e madhe e anketuesve ishin nga Britania e Madhe, është gjetur që mosha më e rrezikshme për tradhti është 39 vjeç. Hulumtimi gjithashtu ka treguar se cili është shkaku kryesor që ndodhin tradhëti të shpeshta në atë moshë dhe sipas Encounters numri më i madh i tradhëtive kryhet gjatë pushimit të verës.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ngjela del me paralajmërimin e fortë: Mbajeni mend, kjo do të jetë akuza e rëndë që do t’i ngrihet këtij kryeministri

Story i radhës

MPJ bullgare: Çdo deklaratë që provokon ose ofendon palën tjetër është e papranueshme

Të fundit nga