Konsumuesit e rregullt të cigareve janë të shumtë dhe shpesh është shumë e vështirë që të heqin dorë nga përdorimi i saj për arsye të ndryshme, por kryesorja sipas një studimi të realizuar së fundmi është shtimi në peshë.
Dihet që konsumi i rregullt i cigareve ndikon në rënien në peshë, por kjo vjen bashkë me një sërë problemesh shëndetësore. Kur një individ e le cigaren, nis të shtojë kile, pasi ka shtim oreksi.
Megjithatë studiuesit shpjegojnë se kjo nuk duhet të kushtëzojë askënd.
Pasi lini cigaren është koha e duhur për të humbur kile nëse i kombinoni me ushqim të mirë dhe ushtrime fizike të rregullta.
Prandaj kijeni parasysh këtë këshillë, pasi benefitet nga lënia e saj janë më të mëdha se nga pirja.