studim e marta eshte dita me produktive e javes 62fbd1fb2d8e2

Studim: E marta është dita më produktive e javës

August 16, 2022
1 minut lexim

Një studim i ri nga Accountemps ka thënë se e marta është dita më produktive e javës.

Sipas këtij studimi, nëse keni një projekt sfidues për të trajtuar, bëni mirë që të merreni më të të martën.

Tridhjetë e nëntë për qind e menaxherëve të burimeve njerëzore të intervistuar e renditën të martën si ditën më produktive të javës.

E enjtja dhe e premtja, sipas studimit, dolën si ditët më pak produktive, shkruan Health.

Ekspertët tregojnë se si të jeni produktivë edhe ditëve të tjera, sikurse të martën.

Ata sugjerojnë që të filloni të krijoni një listë me detyra dhe të fokusoheni në secilën në bazë të rëndësisë së saj.

Gjithashtu duhet të bazoheni në disponimin tuaj, pra nëse jeni në disponim të mirë, merruni me gjëra më të rëndësishme, në të kundërtën merruni me gjëra më të thjeshta.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

slloveni prodhimi i brendshem bruto u rrit 8 2 ne tremujorin e dyte 62fbd1f327976
Story i mëparshëm

Slloveni: Prodhimi i brendshëm bruto u rrit 8.2% në tremujorin e dytë

fifa merr vendimin final per brazil argjentine 62fbd355333a2
Story i radhës

FIFA merr vendimin final për Brazil – Argjentinë

Të fundit nga

ShkoLartë