​Studenti gjerman në Kosovë: Dua t’i provojë ushqimet tradicionale

July 16, 2023
1 minut lexim

Jasper Kopperschmidt është njëri nga 300 studentët nga vendet e ndryshe të botës që morën pjesë në kuadër të Universitetit Veror. Kopperschmidt 24 vjeçar, është student gjerman, i cili ndau për KosovaPress, përvojën e tij përgjatë 12 ditëve qëndrimi në Kosovë.

Në kuadër të Universitetit Veror Ndërkombëtarë, morën pjesë 300 studentë e disa profesorë nga shtete të ndryshme të botës.

Jasper Kopperschmidt është njëri ndër studentët që ishte pjesë e këtij universiteti dhe ndau përvojat e tij për KosovaPress. Jasper është 24 vjeç me origjinë nga Gjermania. Ai tregoi se ndjeku ligjëratat për menaxhim të inovacioneve.

Jasperi: Ligjëratat shumë interesante, pasdite aktivitete të bukura

“Ligjëratat që kemi nga ora 09:00 deri në orën 12:00 janë shumë interesante sepse mund të zgjedhim një temë vet, dhe pasdite ka aktivitete të ndryshme si p.sh. dje ka pasur aktivitete sportive dhe mund të luanim basketboll, futboll dhe kjo ishte shumë bukur” u shpreh Kopperschmidt.

Sa i përket shoqërimit me studentët kosovarë, Jasper vlerësoi lartë sjelljet e tyre.

Jasperi: Kam takuar shumë miq të rinj

“Ata të gjithë na ndihmojnë shumë, janë të sjellshëm, është mirë t’i takoj, dhe kam takuar shumë miq të rinj ditët e fundit” tha studenti gjerman.

I pyetur rreth asaj se çfarë ka ditur për Kosovën, Kopperschmidt u shpreh se nuk ka pasur shumë njohuri, por që me kalimin e kohës po mëson fakte të reja rreth saj.

Jasperi: Dua t’i provoj disa ushqime tradicionale

“Nuk kam dëgjuar asgjë për të (Kosovën), zakonisht kam pasur njohuri për disa ushqime që janë tipike për këtë zonë këtu dhe doja t’i provoja, dhe ndoshta mund të provoj edhe disa prej tyre në ditët e ardhshme” tha Jasperi.

Përveç kësaj, ai tha se studentët kosovarë këtu në Prishtinë, po i tregojnë fakte të ndryshme për historinë e Kosovës.

UVP-ja përgjatë 12 ditëve, përveç 14 kurseve, organizoi për studentët edhe punëtori, ekskursione, mbrëmje të filmit, mbrëmje tradicionale të ushqimit, këngës e vallëzimit, prezantime të njësive akademike, e plot aktivitete të tjera.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sinjale largimi nga Barça

Story i radhës

Tayna nxit imagjinatën në fotosesionin gjysmë e zhveshur

Të fundit nga

ShkoLartë