Studentët sot protestojnë për të drejtat e tyre

November 17, 2022
1 minut lexim

Parlamentet studentore të universiteteve në UKM, Universiteti SEEU, FON, Kolegji amerikan, Universitetet e Manastirit dhe Shtipit dhe Lëvizja “Rezistenca studentore”, pasdite nga ora 17:30, nga Qeveria e deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes një marshi do të kërkojnë të drejtat e tyre.

Marketing

Parlamenti studentor i UKM-së bëri të ditur se lufta e studentëve është e përbashkët dhe se vetëm të bashkuar do të arrijnë të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të përmbushin kërkesat e tyre: ndarjen e mjeteve nga buxheti për kushte më të mira në konviktet e studentëve, përjashtimi i studentëve nga masat kundër krizës, zbatimi i plotë i Ligjit për racionin e studentëve dhe rritja e shumës, barazimi i bursave, ngritja e cilësisë së arsimit dhe digjitalizimi.

“Ju presim të enjten, me rastin e Ditës ndërkombëtare të studentëve, me fillim nga ora 17:30, të dalim të gjithë së bashku, të bashkuar në një marsh të madh studentor, duke filluar nga Qeveria e deri te Ministria e Arsimit, do të përfundojmë marshin tonë dhe do t’i shprehim qartë dhe me zë të lartë kërkesat tona. Ftojmë të gjithë ata që janë në mënyrë aktive të përfshirë në arsim, mes të cilëve gjimnazistët, profesorët, dekanët dhe rektorët të na mbështesin dhe t’i bashkohen marshit. Ejani të luftojmë të gjithë së bashku për të drejtat tona studentore dhe një standard më të mirë studentor”, thuhet në njoftimin e tyre.

Më herët, në orën 13:00, Klubi për çështje dhe politika rinore në Parlament do të organizojë takim me Parlamentin studentor, qëllimi i të cilit është, hartimi i një plan-veprimi për përmirësimin e kushteve në konviktet e studentëve.

Në takim pritet të marrin pjesë drejtorët dhe kryetarët e konvikteve studentore dhe të të gjitha parlamentet studentore universitare, deputetë, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deputetja Ajdari: Kënaqësi që sot pritëm në Kuvend zonjën Laurence Boone ministre e shtetit për Evropë dhe Punë të Jashtme të R.Franceze

Story i radhës

Ushtria e Mianmarit do të lirojë ish-ambasadoren angleze të burgosur

Të fundit nga

ShkoLartë