Studentët sot në protesta, kërkojnë kushte më të mira për subvencione

min lexim

Shkup, 14 nëntor – Sot në ora 16:00, shoqata “Rezistenca studentore” para Kuvendit të RMV-së ka caktuar protestë të studentëve me kërkesë për kushte më të mira studentore. Protesta od të mbahet edhe përskaj asaj që Qeveria ka tërhequr propozim ndryshimet e ligjit për standardin studentor, e me të cilat parashiheshte shkurtimi i grupeve të studentëve që marin të holla për ushqim studentor, informon Zhurnal.

 

Deputetja e PLD-së, Monika Zajkova, e cila ishte njëra prej propozuesve të këtyre ndryshimeve ligjore për sot ka caktuar takim me studentët, me deputetët dhe ministrin e Arsimit.

Nga shoqata kërkojnë të rritet shuma e subvencionimit për ushqim, nga 120 në 150 denarë në ditë, barazimin e të gjitha stipendive dhe studentët të mos jenë pjesë e masave qeveritare për kursim dhe të kërkohen kushte më të mira në shtëpitë studentore.

KRyeministri Kovaçevski dje bëri të ditur se studentët kanë të drejtë të luftojnë për të drejtat e tyre. Ai theksoi se për vërejtjet e studentëve nesër do të ketë takim me ministrin resor dhe mirë do të ishte të mbahet një seancë kuvendore ku do të diskutohet për standardin e studentëve./Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

30-vjeçari rrëfen punën e tij në serat me kanabis

Story i radhës

Inter, Marotta: Merkato e janarit? Po vëzhgojmë

Të fundit nga