Studentët, të cilët aplikuan në thirrjen e MASH-it për realizimin e së drejtës për racion të subvencionuar të studentëve dhe i plotësuan kushtet, me këtë bazë sot në llogaritë e tyre të transaksionit morën mjetet në shumë prej 6.480 denarë, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Rikujtojnë se gjatë thirrjes për realizimin e së drejtës së racionit të subvencionuar të studentëve, e cila zgjati nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor, janë pranuar mbi 31 mijë aplikime.