Studentët e aktrimit të Universitetit të Tetovës u mirëpritën në Festivalin e Teatrove “Uskanafest” në Kërçovë

1 minut lexim

 

 

Studentët e aktrimit të Fakultetit të Arteve – Artet Dramatike dhe Audiovizuale, më 2 dhjetor 2023 (e shtunë), me shfaqjen “Budallenjtë” e përfaqësuan Universitetin e Tetovës në Festivalin e Teatrove “Uskanafest” në Kërçovë, festival që u mbajt prej 1 deri më 5 dhjetor 2023.

Publiku kërçovar е mirëpriti me duartrokitje komedinë “Budallenjtë” nga Neil Simon, shfaqje kjo e provimit të vitit të tretë të klasës së aktrimit e udhëhequr nga Prof. Inord. Kushtrim Bekteshi, ku luajnë studentët Edmond Sadiki, Besian Sulejmani, Elton Tahiri, Plumb Beadini, Jurgen Liçkollari dhe Albrim Kryeziu, si dhe aktoret mysafire, Arta Zejneli dhe Sheqerije Ilazi. Në këtë ngjarje kulturore ishte prezent edhe dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Senad Abduli.

Organizatorët e festivalit ndanë mirënjohje për pjesëmarrje në këtë festival, për gjithë ekipin realizues të shfaqjes “Budallenjtë”, dekanin e Fakultetit të Arteve dhe një mirënjohje për programin studimor të Arteve Dramatike dhe Audiovizuale i Fakultetit të Arteve. 

 

Zyra për informim – UT

 

Story i mëparshëm

​Cilat aftësi do të kërkohen në vitin 2024?

Story i radhës

Shpërthen Antony

Të fundit nga