Struktura e re e çmimeve të App Store sjell aplikacionet 0.29 dollarëshe

December 7, 2022
1 minut lexim

Apple ka vendosur të zgjerojë opsionet e çmimeve për aplikacionet në App Store.

Kompania lançoi një skemë të re pikësh me 700 nivele për çmimet, një lëvizje që e quan si ndryshimi më i madh në skemën e çmimeve në historinë 14 vjeçare të App Store.

Me strukturën e re zhvilluesit mund të zgjedhin mes 900 pikëve të ndryshme për çmimet, ose 10 herë më shumë sesa ishte e disponueshme për ta deri më sot.

Çmimet tashmë fillojnë nga 0.29 dollarë dhe shkojnë deri në 10 mijë dollarë. Për më tepër çmimet e aplikacioneve mund të rriten në gama të ndryshme me 0.10 dollarë deri në nivelin 10 dollarë, me 0.50 dollarë për nivelin 10-50 dollarë e në vijim.

Zhvilluesit gjithashtu mund të aplikojnë çmime si 10.00 dollarë në vend të 9.99 dollarë.

Përditësimi e bën më të lehtë për zhvilluesit të menaxhojnë më mirë pagesat me kurset globale të këmbimit. Për shembull një zhvillues loje në Japoni vendos çmimin bazuar në tregun Japonez dhe çmimet globale ndryshojnë bazuar në kursin e këmbimit dhe taksat.

Më përpara zhvilluesit duhej ta bënin manualisht këtë gjë.

Apple tha se struktura e re e çmimeve është e disponueshme nga dita e sotme për rinovimet e blerjeve brenda aplikacioneve. Ato do të mbërrijnë për të gjitha aplikacione dhe blerje në Pranverën e 2023. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në UT u promovua libri “Sovraniteti dhe Legjitimiteti i Shtetit të Kosovës” i autores Dr. Sc. Salihe Salihut

Story i radhës

FIFA “godet’ Serbinë, e dënon për afishen me hartën e Kosovës- Kjo është shuma e majme e parave që do ta paguajë

Të fundit nga

ShkoLartë