Struga Trim Lumi me 3 pikë të plota, për 90 minuta rikthehet në formacion mesfushori Ard Kasami!

1 minut lexim

Ekipi i Struga Trim Lum i është kthyer fitores këtë të shtunë kundër Rabotniçkit në Shkup. Kanë qenë djelmoshat e strategut Zaharievski që kanë shënuar të parët nëpërmjet Abdylhadi Jahja në minitën e 13, në pjesën e dytë nga penaltia shënon lojtari i cili asistoi golin e parë Bujamin Shabani ndërsa golin e tretë e shënon Xhobe. M.Raso ishte golëshënuesi i vetëm për nikoqirët, gjegjësisht Rabotniçkin. Vlenë të theksohet që në formacionin e Strugës pas një lëndimi të gjatë për 90 minuta rikthehet mesfushori Ard Kasami, futbollist i cili struganëve u ka munguar shumë gjatë kësaj periudhe të këtij kampionati.

Story i mëparshëm

Augusto me “përkthyese speciale” në Shqipëri

Story i radhës

Antonio Conte në listën e ngushtë të Paris Saint-Germain

Të fundit nga