struga trim lum po humb hapin per titull 6991e24415df7

Struga Trim Lum po humb hapin për titull!?

February 15, 2026
1 minut lexim

Një ndeshje interesante, emocionuese dhe e paqartë deri në fund, por me triumf të mysafirëve. 

Sileksi i Kratovës fitoi (3:2) në udhëtim ndaj skuadrës shqiptare, Struga Trim Lum.

Struga Trim Lum kaloi dy herë në epërsi, por në minutat e fundit mysafirët realizuan dy gola të shpejtë për përmbysje.

Në minutën e 22-të, 1:0 – Radeski realizoi me një “bombë” të vërtetë që përfundoi në rrjetën e Dzekov, duke i dhënë avantazhin vendasve.

Në minutën e 53-të, 1:1 – pas një aksioni nga krahu i majtë, topi shkoi te Aliq, i cili e dërgoi pas shpinës së Angelettit për barazim.

Në minutën e 60-të, 2:1 – Struga TL riktheu epërsinë. Një top i hedhur nga e djathta, i devijuar nga Dzekov, përfundoi te Compaore që shënoi nga një kënd pothuajse i pamundur.

Në minutën e 81-të, 2:2 – Sileksi barazoi me anë të Nikollovskit, i sapofutur në lojë. Pas një aksioni të ndërtuar nga mesi i fushës dhe disa devijimeve në zonë, ai e shtyu topin në rrjetën e zbrazët.

Në minutën e 85-të, 2:3 përmbysja e madhe erdhi pas një goditjeje nga këndi të Dodevit, ndërsa Pires me kokë e dërgoi topin në këndin e sipërm të majtë për fitoren e madhe të mysafirëve.

Kjo humbje e dytë radhazi e lë Struga TL në një situatë të vështirë në garën për titull.

Pas javës së 18-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Vardari kryeson me 48 pikë, pasojnë Shkëndija me 42, Struga Trim Lum 41, Sileksi 35 pikë etj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

brenga e pritjes sukses por brenga e dashurise nga david dreshaj kush eshte 6991dbbf5893d
Lajmi i mëparshëm

Brenga e pritjes – sukses, por “Brenga” e dashurisë nga David Dreshaj, kush është?

marko rubio dakord me be ne nuk e veme ne dyshim vleresimin europian per helmimin e aleksei navalnit 6991e30bcb74f
Lajmi i radhës

Marko Rubio dakord me BE-në: Nuk e vemë në dyshim vlerësimin europian për helmimin e Aleksei Navalnit

Të fundit nga

Të martën, reshje shiu me intensitet dhe dëborë

I gjithë vendi vijon të jetë nën kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas sinoptikanëve, shiu ndërpritet vetëm ditën e hënë, për t’u rikthyer me intensitet më të lartë të martën. Madje disa qarqe
ShkoLartë