struga trim lum ne histori futet ne play off 64de81a1cf956

Struga Trim Lum në histori, futet në play-off

August 17, 2023
1 minut lexim

Skuadra shqiptare Struga Trim Lum është kualifikuar në play-off të Conferences League, me synime që të futet në fazën e grupeve.

Struganët edhe pse për 75 minuta me një lojtar me pak, ia dolën të kualifikohen përkundër se pësuan humbje me rezultat 2:1 nga ekipi i Luksemburgut, Hesperange.

Struga ka shkëlqyer në ndeshjen e parë, duke triumfuar me 3:1 dhe falë kësaj fitore, me rezultat të përgjithshëm 4:3 avancojnë tutje.

Në minutën e 15-të, Radeski përjashtohet me karton të kuq duke komplikuar shumë punët e skuadrës shqiptare.

Pas dy minutave (17’) Besart Ibraimi i jep qetësi Strugës duke shënuar për 0:1. 

Në minutën e 70-të Gustavo ka barazuar rezultatin (1:1).

Në minutën e 90+4, Akhalaia realizon për fitoren e vendasve por që nuk i mjaftoi për përmbysjen e humbjes në Shkup.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

angelina jolie e puneson vajzen si asistente personale 64de7fc58d6eb
Story i mëparshëm

Angelina Jolie e punëson vajzën si asistente personale

zbulohet tjeter skandal nga djegia e spitalit modular ne tetove irl prokuroret e refuzuan ekspertizen gjermane si te pakuptimte video 64de82ce4d859
Story i radhës

Zbulohet tjetër skandal nga djegia e spitalit modular në Tetovë/ IRL: “Prokurorët e refuzuan ekspertizën gjermane si të pakuptimtë” (VIDEO)

Të fundit nga

Granit Xhaka përfshihet në Ekipin e Vitit

Granit Xhaka e kaloi një tjetër sezon brilant në nivelin personal. Ndonëse i munguan sukseset ekipore, për dallim nga edicioni i paharrueshëm 2023/24, ylli kosovar megjithatë ishte motori i Bayer Leverkusenin edhe
ShkoLartë