Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, ka dalur me rezultat pozitiv nga stadiumi Vilnius në Lituani.
Në një atmosferë të bukur, stadiumi përplot me shikues, Zhalgiris është ndarë baras (0:0) me Strugën.
Struga ka pas disa mundësi të mira por edhe vendasit megjithatë rrjetat mbeten të paprekura në ndeshjen e parë të rrethit të parë të kualifikueseve për Champions League.
Duhet theksuar në minutën e 86-të, futbollisti Kocoski i Strugës, pati rast të mirë por në vend të rrjetës ka gjuajtur i jashtë shtyllës së djathtë.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Ohër.