Struga feston festat e nëntorit

November 27, 2022
min lexim

Në prag të festës së 28 Nëntorit, ditës së flamurit, kjo fundjavë në Strugë ishte e mbushur me manifestime dhe përkujtimore. Shumë organizata joqeveritare organizuan manifestime të ndryshme për festat e Nëntorit. Me këtë rast shoqata e të burgosurve politik organizoi përkujtimore për të gjithë ish të burgosurit politik. Në këtë përkujtimore u promovua edhe libri i historianit, Nebi Dervishi, kushtuar Shefit Iljazit, protagonist kryesor i memorialit.

Marketing

“Më lejoni të shpreh kënaqësinë për mundësinë që na u krijua sot, për të përkujtuar në këtë akademi solemne kushtuar 2 përvjetorëve jubilar, 110 të shpalljes së pavarësisë dhe 55 vjetorit jubilar të flamurtarëve të grupit bashkimi i trojeve shqiptare. Lufta për çlirim kombëtar ka filluar prej kohërave më të hershme, por sukseset më të mëdha i ka në lftërat legjendare në shekullin 15 ku nën udhëheqjen e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, më 1443 ngriti flamurin shqiptar. Shapllja e pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor, përbën një ngjarje më madhore në historinë mijëvjeçare të popullit shqiptar. Ajo u përgatit për dhjetra vjet gjatë epokës së rilindjes kombëtare dhe ishte fryt i përpjekjeve të vazhdueshme për liri.”, tha Nebi Dervishi, historian, prof.akademik.

Ndërsa këtë të dielë, më 27 Nëntor në Strugë u përkujtua edhe 40 vjetori i themelimit të Lidhjes Popullore të Kosovës, të organizuar nga shoqëria Lëvizja në bashkëpunim me komunën e Strugës. Pjesmarrës ishin përfaqësues të lëvizjes nga Kosova, ministra nga Maqedonia e Veriut si dhe kryetari i bashkimit demokratik për integrim, Ali Ahmeti.

“Mendoj që çelësi i suksesit tonë ka qenë se të gjith jemi udhëhequr me një bindje, vendi ynë do të çlirohet, se populli ynë është i okupuar dhe kjo na ka mbajt pamposhtur, pakicën përballë qindran mijë policëve e ushtarëve. Dhe kjo pakicë ruajti kontinuitetin 82 -2001, kemi patur rënie ngritje por asnjëherë nuk u mposhtëm, nuk u shuajtëm. Dhe tjetra që duhet theksuar është të jemi mirënjhës edhe Universitet të Prishtinës, që na bëri bashkë nga Ulqini deri në Strugë.”, tha kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti .

“LPK është e vetmja organizatë që e ka kiontinuitetin e drejpëdrejtë organizativ që nga viti 1973, e deri në çlirimin e vendit 1999 dhe me shpalljen e pavarësisë 2008. Pas kryengirtjes e viti 81 organizatat e kohës, që brenda vetes kishin edhe nëngrupacione të tjera, bashkohen në vitin 1982 dhe e formuan LPK. Nëse një organizim ka pas nbazën e vet ka gjakun e derdhun për liri ajo është LPK.”, tha kryetari i LPK-së, Emrush Xhemaili.

“Lidhja popullore e Kosovës është e shtruar në të gjitha trojet shqiptare edhe këtu në Strugë. Kjo organizatë, në kushte të vështira të rrethimit, shtypjes, shfrytzimit të egërt jugosllav ndaj shqiptarëve të asaj kohe, me përpjekje të mëdha arriti ti përballojë me sukses të gjitha. LPK arriti të krijoë edhe UÇK dhe së bashku me NATO arritën të sjellin pavarësinë e Kosovës.”, tha Guximtar Labënishti, nënkryetar i degës së Lëvizjes për Maqedoninë.

Më 28 Nëntor, do të mbahet një manifestim kushtuar pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së Flamurit në sheshin Nënë Tereza në Strugë, ndërsa shumë struganë dhe organizata joqeveritare nga Struga do të jenë pjesmarrës në manifstimin qendror të 28 Nëntorit në Shkup. Ndërsa më 30 Nëntor, për të nderuar të gjithë kontribuesit e kombit shqiptar, me në krye Nuri Mazari, komandant Struga, në fshatin Dollogozhdë, do të mbahet monodrama e Adem Jasharit, interpretuar nga aktori Pajazit Murtishi e shoqëruar me program artistik. (RTVM)

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Live: Kanada shokn Kroacinë

Story i radhës

Mori nënshtetësinë shqiptare, Dua Lipa: Gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder i madh

Të fundit nga

ShkoLartë