Stresi publikon këngën e re “Noise”

1 minut lexim

Rap-artisti nga Shqipëria, Arkimed Lushaj-Stresi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Noise” apo në shqip “Zhurmë” mban titullin kënga, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për ‘beat’-in u përkujdes Baki dhe me miksim e masterizim të punuar në studion e ‘Melodi’.

Kjo e fundit po ashtu realizoi edhe klip me producim të Tomas Kucit.

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të 35-vjeçarit.

Besohet që edhe ky projekt i Stresit do të pritet mirë e do të pëlqehet nga publiku.

I njëjti i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kanadaja sanksionon edhe një miliarder rus

Story i radhës

PSG apo Real Madridi?

Të fundit nga