Stresi lirohet nga paraburgimi në Pejë

November 2, 2024
1 minut lexim

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur në publik si “Stresi” është liruar nga paraburgimi 48-orësh.

Këtë e ka bërë të ditur vetë, Stresi përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, derisa gjithashtu njoftoi se do të performojë në një klub nate në Tiranë.

“Sapo dola shihemi…. “, shkroi reperi në postimin e tij.

Image

Stresi

Vetëm të premten, prokuroria në Pejë i shqyrtoi masën e paraburgimit prej 48-orësh, duke qenë se reperi ishte vetë-dorëzuar në stacionin policor nën përfaqësimin e avokatit të tij.

Stresi ishte në kërkim me javë nga autoritetet e Kosovës, pasi dyshohet të jetë përfshirë në një përleshje në një diskotekë në Pejë.

Në këtë rast, dyshohet se u përfshinë po ashtu Noizy dhe DJ i tij, të cilët u arrestuan dhe u liruan me vendim të autoriteteve kosovare. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA

Story i radhës

A e dini se kur dhe ku është vendosur vendkalimi i parë i këmbësorëve?

Të fundit nga

ShkoLartë