Stresi dhe thinjat e flokëve – si mund të riktheni ngjyrën e tyre?

min lexim

Flokët e thinjura, janë një shenjë e dukshme e plakjes, që prej kohësh është lidhur me stresin e tepërt. Por deri më sot kjo teori ka qenë e vështirë të provohet.

Përcaktuesi kryesor i ngjyrës së lëkurës është melanina, që gjendet gjithashtu edhe tek flokët dhe sytë. Ndërkohë që melanina bie, ngjyra e flokëve humbet dhe fijet e flokut bëhen gri.

Por para se flokët të dalin nga skalpi, ato rriten nën lëkurë në gjëndra nga ku marrin sinjale kimike dhe elektrike, përfshirë edhe sinjale nga hormonet e stresit.

Sapo këto sinjale shfaqen, qimet ngurtësohen dhe struktura e tyre molekulare ruhet dhe pasqyrohet në pigmentin e tyre.

Në ditët e sotme falë zhvillimit të teknologjisë, shkencëtarët mund të zbulojnë edhe ndryshimet e vogla të ngjyrës në fijet e flokëve të njeriut. Kjo bëhet duke përdorur skanera me rezolucion të lartë.

Studimi ku AgroWeb.org u bazua, kreu lidhjen midis stresit dhe thinjes, gjithashtu u zbulua edhe se si reduktimi i stresit ndikoi pozitivisht në kthimin e ngjyrës së flokëve.

Çfarë tregoi studimi në lidhje me stresin, thinjen dhe kthimin e ngjyrës?

Rezultatet e këtij studimi ishin mbresëlënëse! Gjatë këtij studimi u vu re se tek vullnetarët që kishin më shumë stres, numuri i thinjave ishte më i lartë se tek ata me më pak stres.

Dhe kur stresi u lehtësua, flokët e tyre morën sërisht ngjyrë, thotë Martin Picard, i cili drejtoi kërkimin.

Ata zhvilluan një model matematikor për të parashikuar se çfarë mund të ndodhë me flokët e njeriut me kalimin e kohës.

Dhe sugjerojnë se ekziston një pikë në jetën e një personi kur stresi mund të shkaktojë përkohësisht humbjen e ngjyrës. Megjithatë ngjyra mund të rikthehet nëse stresi lehtësohet.

Këto zbulime i shtohen provave në rritje që tregojnë se plakja nuk është një proces biologjik linear, por ajo mund të ndalet ose edhe të kthehet përkohësisht.

Pra është e mundur që flokët gri një ditë mund të kthehen në ngjyrën e mëparshme, me një vizitë në zyrën e mjekut në vend të sallonit të flokëve.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Prishet autobusi dhe udhëtarët mbetën në mes të rrugës, Trafiku Urban nuk jep sqarime për rastin që ndodhi në Prishtinë

Story i radhës

Vazhdon greva e punëtoreve teknike të Kuvendit, Azemi: Javën e ardhshme mund të ndërpritet kontrata kompanisë

Të fundit nga