strehonin 5 emigrante te paligjshem vihen ne pranga 2 persona cfare gjeti policia 62319d72a24b8

Strehonin 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona, çfarë gjeti policia

March 16, 2022
1 minut lexim

Një rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, është goditur nga policia.

Policia bën me dije në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, në operacionin “ROAD GUARD 8”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 51 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur “Ish-Pularia”, në fshatin Lazarat, kanë pritur dhe strehuar kundrejt fitimit, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët kishin hyrë dhe qëndronin ilegalisht në Shqipëri, për të kaluar më pas në vendet e BE-së.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit A. M. u gjet 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit, municioni luftarak, 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

liverpooli vetem per fitore kunder arsenalit ja formacionet e mundshme 62319d6f685b1
Story i mëparshëm

​Liverpooli vetëm për fitore kundër Arsenalit, ja formacionet e mundshme

nje milion e 700 mije euro per mesimdhenesit me probleme shendetesore 62319d7683fde
Story i radhës

Një milion e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë