Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) ka prezantuar të martën të gjeturat e hulumtimit “Strategjitë dhe Taktikat e Ndikimit tëIndustrisë së Duhanit në Politikat e Shëndetit Publik në Kosovë” në tryezën e organizuar me titull “Interferenca e industrisë së duhanit në politikat e kontrollit të duhanit”.
Pjesëmarrës në prezantimin e raportit ishin përfaqësuesit nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Rural, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Instituti Kombëtari Shëndetësisë Publike, shoqëria civile dhe mediet.
Në komunikatë thuhet se ky raport ka shpërfaqur ndërhyrjet e Industrisë së Duhanit në Udhëzimin Administrativ nr.05/2023 për Vërejtjet e Kombinuara, duke treguar në detaje rastet ku është tentuar që të ketë vonesa në implementimin e UD-së.
Drejtori Ekzekutiv i KADC-së, Shkumbin Spahiu pohoi se industria e duhanit tenton të zbeh perceptimet e zyrtarëve qeveritarë dhe publikut për efektet negative të duhanit duke ekzagjeruar rëndësinë ekonomike të kësaj industrie dhe duke injoruar kostot shëndetësore, mjedisore dhe sociale që shkakton duhani. Spahiu, theksoi qëindustria e duhanit shfrytëzon odat ekonomike, si Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), për të ndikuar në politikat publike, për të dobësuar dhe penguar zbatimin e politikave të kontrollit të duhanit që mbrojnë shëndetin e qytetarëve.
“Këto politika shëndetësore bien ndesh me interesat e industrisë së duhanit që synojnëtë ruajnëdhe rrisin numrin e duhanpirësve dhe përfitimet ekonomike vetjake të saj”, citohet Spahiu në komunikatë.
Ndërsa përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, IsmeHumolli, tha që industria e duhanit përpiqet të ndërhyjë në të drejtën e qeverive, duke i shpie kështu qeveritë nëpër gjykata. Humolli, tutje tha është momenti i fundit që Kosova të ndërmarrë hapa konkret në drejtim të zbatimit tëLigjit për Kontrollin e Duhanit.
Kurse, Faik Hoti, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës theksoi që Kosova vazhdon të përballet me sfida në përparimin e politikave të kontrollit të duhanit për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme të industrisë së duhanit. Por Hoti shtoi që numri i duhanpirsëve në Kosova ka rënë dukshëm. Siç tha, vetëm një e katërta e popullsisë në vend është duhanpirëse.
Në anën tjetër, Këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, EgzonAzemi tha qëvetëm gjatë muajit janar janë ndarë 520 gjoba për mos respektim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Sipas tij, prej tash e tutje, gjobat që jepen nga inspektorët sanitarë do të procedohen direkt nga Oda e Përmbarueseve.
Ndërsa, gazetarja Natyra Rushiti gjatë prezantimit të gjetjeve të raportit,u shpreh që ndërhyrja e industrisë së duhanit ka ndikuar në vonimin e aprovimit të UA-së për Vërejtjet e Kombinuara dhe në vazhdimin e tregtimit të produkteve të duhanit pa paralajmërime të duhura shëndetësore, duke pamundësuar që popullata e Kosovës të informohet në mënyrë më të plotë për rreziqet e konsumimit të duhanit.
Si gjetje e raportit, ishte edhe fakti që industria e duhanit ka tentuar të ndërhyjë edhe në dispozitat kyçe të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, sikur që është rasti i kundërshtimit të nenit që ndalon shfaqjen e produkteve të duhanit në pikat e shitjes dhe rasti i ndikimit tek qeveritë e kaluara për të ndryshuar politikat e tatimeve mbi duhanin, në favor të bizneseve specifike brenda sektorit të duhanit.
Një aspekt tjetër i strategjisë së industrisë për të shpërfaqur një imazh të favorshëm në sytë e publikut është sponsorizimi i ngjarjeve dhe çmimeve për gazetarë, si çmimi “VangjushGambeta”.
Njëzëri, të gjitha palët u zotuan se duhet të punojnë më shumë në krijimin e një mjedisi publik të shëndetshëm dhe të mbrojnë politikat e shëndetit publik nga ndërhyrja e industrisë së duhanit.