Strategji e reformave në administratë/ Gir: Shpesh partitë politike ndërhyjnë në emërime

min lexim

U mblodhën për të folur për reformat dhe strategjinë në administratën publike. Nuk është hera e parë që bëhet kjo gjë në vendin tonë. Problemet me të cilët përballet administrata publike dhe qytetarët dihen për vite me radhë por, deri sot nuk i është gjetur zgjidhje ose të paktën strategjitë e bëra nuk janë realizuar.

Të gjithë ministrat e kaluar të Shoqërisë Informatike dhe Administratës kanë premtuar de partizim dhe de politizim të administratës, por në praktikë pothuajse nuk është realizuar asgjë. Pyetëm edhe ministrin Azir Aliu se a do të arrijë të bëjë reforma në administratë me Strategjinë e re që e prezantoi sot. Edhe ai pret që këtë vit të fillojë procesi i realizimit të vizionit për një administratë publike të depolitizuar, efikase dhe llogaridhënëse, e cila siguron shërbime cilësore.

 

“Ne kemi pasur analizë nga Sigma për 2021 dhe në bazë të të gjitha gjetjeve që kanë qenë në atë analizë, pra strategjia përputhet me atë çka ka qenë në raportin e Sigmës për vitin 2021. Pra të gjitha format e keqpërdorimit apo keq menaxhimit të institucioneve në këtë strategji janë të parapara, pra si në strategji ashtu edhe në planin aksionarë dhe unë jam shumë i bindur se nëpërmjet digjitalizimit ne do të përmirësojmë të gjitha këto procese. Më besoni se është forma e vetme që të mund të parandalojmë këto lloj të keqpërdorimeve”- deklaroi Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

 

 

Shefi i programit “SIGMA”,  Gregor Virant komentoi se strategjitë janë shumë të mira, por zbatimi i tyre është shumë i vështirë.

“Strategjia është një letër shumë e mirë, letër shumë solide, por është vetëm fillimi i një udhëtimi dhe implementimi do të jetë puna më e rendë dhe kur shoh në vendet e rajonit, vendet në tranzicion mund të them se gjeja më e rëndësishme është vullneti politik dhe ndryshimi i kulturës”- deklaroi Gregor Virant,  shef i Programit SIGMA.

 

 

Sa kaq, për gjendjen reale në administratë publike foli edhe euroambasadori Dejvid Gir. U shpreh se strategjitë janë të mira, por janë edhe më të mira kur ato duhet të zbatohen. Shtoi se vendi është ende shumë larg një administrate publike të mirëfilltë, ndërsa shtoi se për këtë duhet shumë punë.

Po është bërë progres, por ende ka shumë sfida të mëdha, në kapacitetet njerëzore, në transparencë dhe në përgjegjësi. Shumë shpesh partitë politike ndërhyjnë në emërimet, që do të thotë faktori politik është më i rëndësishme se meritat ose kompetenca dhe kuptohet shumë shpesh një mjedis i komplikuar që rezulton me bashkëpunim joadekuat ndër qeveritar dhe ndër institucional. Megjithatë këto janë sfida që nuk janë karakteristike vetëm tek ju, pra nuk jeni unikë, këto janë sfida me të cilat ballafaqohen shumë vende në botë”- tha Dejvid Gir, Euroambasador.

 

 

Aziri njoftoi se janë në përgatitje e sipër të një ligji të kuadrit për udhëheqës të lartë ku për herë të parë do të ketë metodologji se si të bëhesh nga qytetar në udhëheqësi I ndonjë institucioni. Shtoi se me strategjinë e re do të kemi një administratë publike më inkluzive, transparente dhe që do të jep shërbime në kohë reale dhe do të jetë kompatibile me standartet europiane .

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

​Real Madrid-Union Berlin, formacionet zyrtare

Story i radhës

Mbreti Charles fillon vizitën shtetërore në Francë

Të fundit nga