strakosha protagonist i pret penallti ne derbi sulmuesit te polonise 692cd59d6f1be

Strakosha protagonist, i pret penallti në derbi sulmuesit të Polonisë

December 1, 2025
1 minut lexim

Thomas Strakosha ka qenë një nga protagonistët e derbit të ndezur të Athinës, mes Panathinaikos dhe AEK-ut, në të cilin skuadra e tij fitoi me shifrat 3:2.

Luka Joviç shënoi tre gola për AEK-un në ndeshjen e luajtur në fushën e rivalëve historikë, por Strakosha la shenjën e tij në këtë takim, duke pritur një penallti në pjesën e parë të saj, kur regjistrohej minuta e 28.

Nga pika e bardhë gjuajti Karol Sviderski, por Strakosha ia doli të ndalonte gjuajtjen e sulmuesit polak.

Ky është një ogur i mirë para përballjes me Poloninë në play-off të Botërorit, duke pasur parasysh se Sviderski është një titullar i saj dhe ka qenë shpesh protagonist kundër kuqezinjve.

Ai i ka shënuar dy herë Shqipërisë dhe në të dy rastet, Polonia ka fituar 1-0, fillimisht në tetorin e vitit 2021 në Tiranë në kualifikueset e Botërorit 2022, e më pas në marsin e vitit 2023 në Varshavë në kualifikueset e Euro 2024.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrefimi i nje gruaje si e tradhtova burrin me shokun e tij me te ngushte 692cc29cc8b26
Lajmi i mëparshëm

Rrëfimi i një gruaje: Si e tradhtova burrin me shokun e tij më të ngushtë

gares zgjedhore i bashkohen edhe dy iniciativa qytetare dhe nje kandidat i pavarur 692cd5a1ceb28
Lajmi i radhës

​Garës zgjedhore i bashkohen edhe dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur

Të fundit nga

Meghan Trainor, nënë për herë të tretë!

Këngëtarja Meghan Trainor, dhe bashkëshorti Daryl Sabara janë bërë prindër për herë të tretë përmes një nëne surrogate. Pas dy djemve, familjes së tyre i është bashkuar një vajzë. “Vajza jonë Mikey

Ngjarjet e datës 22 janar

Mbahet ceremonia përmbyllëse e Programit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë. (Menza Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 10:00) Në përvjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, OVL-UÇK bën homazhe
ShkoLartë