Thomas Strakosha është edhe më afër transferimit te Brentfordi.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se portieri shqiptar ka përfunduar testet mjekësore në Londër në mëngjesin e ditës së sotme.
Tani është gjithçka e kryer dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Kontrata është gati gjithashtu.
Kështu, Strakosha do të bëhet përforcimi i radhës i Brentfordit, pas Aaron Hickey dhe Keane Lewis Potter.
“The Athletic” raportoi më herët se gardiani i Kombëtares shqiptare do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me klubin nga Premierliga.
27-vjeçari do t’i bashkohet Brentfordit si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Lazion skadoi më 30 qershor.