Portieri Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Elseid Hysaj u paraqitën për Lazion, por kthehen kokulur nga Porto.
Lazio mposhtet me rezultat 2:1 nga Porto në takimin e 1/16-ës së finales së Europa League.
Strakosha u paraqit titullar e Hysaj nga minuat e 72-të.
Spanjolli Toni Martinez është autor i dy golave, në minutën e 37-të e 49-të, për fitoren e Portos.
Futbollisti Zaccagni (23′) shënoi për Lazion. Skuadra nga Roma tani duhet mendojë për sfidën e kthimit, që nuk do ta ketë të lehtë me Porton.