Strakosha drejt Anglisë

February 11, 2022
1 minut lexim

Thomas Strakosha e ka marrë vendimin për të ardhmen: ai do të largohet me parametra zero nga Lazio në qershor. “Gardiani” shqiptar e ka humbur postin e titullarit kundrejt spanjollit Pepe Reina.

26-vjeçari, i cili ka veshur 18 herë fanellën e kombëtares kuqezi dhe këtë sezon numëron vetëm 810 minuta aktivizim në kampionat, ka refuzuar propozimet për rinovim dhe po studion me qetësi ofertat që ka marrë.

Drejtuesit e Lazios janë dorëzuar në lidhje me rinovimin dhe kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e Strakoshës. TMW raporton se Igli Tare ka zgjedhur David Ospina, i cili po luan sezonin e fundit me Napolin.

Portieri kolumbian (121 ndeshje me kombëtaren latine) ka një eksperiencë të madhe mes shtyllave, teksa për Strakoshën ka interesim nga klube të tjera të Serie A dhe Premier League. Watford ka nisur bisedimet me agjentin e tij, por akordi varet nga qëndrimi i ekipit ishullor në Premier League.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pendarovski: Dezinformatat nuk janë të rastësishme, janë produkt kundër një teme të caktuar

Story i radhës

Të këqijat kur jeni shumë zemërgjerë

Të fundit nga

Sa ishte i sigurtë ushqimi gjatë vitit 2024?

Rrugët e tregut në kryeqytet, vikendeve herë mbusheshin, e herë dukeshin të zbrazëta. Konsumatorët që kalonin andej, kontrollonin gati në secilën tezgë, për çmimet më të lira në treg. Ndonjëherë, shitësit bënin

Atletico Madridi me mund të madh kualifikohet

Skuadra e Atletico Madridi me mund të madh është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Mbretit. Atletico ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj skuadrës së Marbellës.

Pacolli i përgjigjet Haxhiut për Hotelin Grand

Behgjet Pacolli i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth rastit ‘‘Grandi’’, duke thënë se askush nuk e ka kërkuar objektin e hotelit. Tutje, ai ka thënë se kompania e tij, që
ShkoLartë