Stormzy dhe Maya Jama rikthehen në krahët e njëri-tjetrit tre vjet pas ndarjes

min lexim

Koha është një shërues dhe ka bërë mrekulli për Stormzy dhe Maya Jama, pasi ata janë kthyer së bashku tre vjet pas ndarjes.

Prezantuesja e re e “Love Island” iu bashkua reperit në festimin e “GQ Men of the Year 2022′ në perëndim të Londrës dhe më pas ata u larguan disa minuta pas njëri-tjetrit në orën 2 të mëngjesit.

Ata thuhet se kishin kaluar kohë duke biseduar gjatë gjithë mbrëmjes në event, në klubin e anëtarëve të Pavilion në Knightsbridge. Ai u dëgjua duke u thënë shokëve se ishin përsëri bashkë, transmeton The Sun.

Por ai nuk dukej shumë i prirur që të tjerët ta zbulonin, sepse kur një fans i bëri një foto së bashku, ai iu afrua atyre dhe kërkoi që ajo të fshihej.

“Stormzy dhe Maya janë sërish bashkë. Ata po e marrin ngadalë, por janë rikthyer në jetën e njëri-tjetrit pas një kohe të gjatë kur nuk folën apo u takuan”, tha një burim.

“Ata kaluan shumë kohë së bashku në festën pasuese dhe po bisedonin në një cep. Dukej sikur ata shkuan diku tjetër së bashku më pas, sepse ajo doli jashtë dhe më pas ai e ndoqi atë pesë minuta më vonë”, tha një burim i dytë.

Stormzy dhe Maya ishin së bashku për katër vjet, por u ndanë në vitin 2019 mes pretendimeve se ai e kishte tradhtuar atë, të cilat ai i mohoi.

Krishtlindjet e kaluar ajo u fejua me basketbollistin australian Ben Simmons pas një romance të stuhishme, edhe pse u ndanë këtë verë.

Por Stormzy ka qëndruar beqar që nga ndarja e tij me Maya dhe nuk e ka fshehur faktin se është penduar për ndarjen e tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tentativa për zgjatjen e marrëveshjes së grurit, Erdogan diskuton me Zelenskyn dhe Putinin

Story i radhës

Analiza/ Çfarë nuk shkon me politikën amerikane në Ballkan?

Të fundit nga