Në Gjirokastër e njohin të gjithë si doktor Sedati por pak kush ia di pasionin e tij po aq të hershëm sa profesionin, pikturën.
Mësimet në pikturë i nisi që në moshë të vogël. Kur erdhi koha për të zgjedhur profesionin e të ardhmes vendosi t`i përkushtohet stomatologjisë. Në kohën e lirë, pasi linte menjanë bisturinë e pajisjet e tjera te klinikes dentare rrëmbente penelin e dedikohej pikturës.
Ka realizuar me dhjetëra punime ne akuarel, vaj dhe akrilik. Peizazhet që ka hedhur më shpesh në telajo kanë qenë ato të qytetit të gurtë. Jo pak janë edhe punimet abstrakte.
Van Gogh është një ndër artistët që ka admiruar dhe kryeveprat e tij është përpjekur t`i arrijë deri në detaje. Me gjithë punimet e realizuara ndër vite doktor Sedati çeli këtë dhjetor një ekspozitë në Gjirokastër. Në të ka shfaqur mbi 50 piktura te cilat u priten mire dhe u vlerësuan nga miq e dashamir te artit te tij.