Stoltenberg: Ukraina po përballet me brutalitetin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore

min lexim

Në prag të samitit të Madridit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje të martën liderëve të aleancës, që të vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre për Ukrainën pasi ajo përballet me sulmet nga Rusia.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të jemi të gatshëm të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje sepse Ukraina tani përballet me një brutalitet që nuk e kemi parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Stoltenberg përpara samitit në Spanjë.

Aleatët e NATO-s kanë dërguar miliarda dollarë armatime në Kiev, përfshi armë gjithnjë e më të avancuara dhe me rreze më të gjatë veprimi, ndërsa forcat ukrainase luftojnë për të frenuar forcat e Kremlinit.

Aleanca do të bjerë dakord për një paketë shtesë të përbashkët në samitin e Madridit ku do përfshihen pajisje të sigurta komunikimi, sisteme anti-drone dhe trajnime për të ndihmuar Ukrainën të kalojë në armë më moderne perëndimore në një periudhë afatgjatë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili do t’u drejtohet udhëheqësve të NATO-s, shkroi në Twitter se ai kishte folur me Stoltenbergun në fillim për të theksuar “rëndësinë e një sistemi të fuqishëm të mbrojtjes raketore për Ukrainën për të parandaluar sulmet terroriste ruse”.

Kjo thirrje erdhi pas një sulmi me raketa ruse në një qendër tregtare në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, që u dënua ashpërsisht nga mbështetësit perëndimorë të Kievit.

Pushtimi rus i Ukrainës ka tronditur NATO-n dhe ka riformuar situatën e sigurisë në Evropë./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tensioni në komision për aktin normativ që i jep kompanive kompensim për rritjen e çmimeve, Grida Duma: Deputete të PS pranojnë se ‘këta që vijnë herë pas here sillen si ushtarë’

Story i radhës

Aziz Salihu: Urime gazeta “Bota sot”, jeni më të mirët dhe ju dua me zemër 

Të fundit nga