Stoltenberg: NATO përballet me sfidat më të mëdha prej Luftës së Dytë Botërore

min lexim

NATO-ja po përballet me sfidat më të mëdha prej Luftës së Dytë Botërore, pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më 29 qershor, duke shtuar se Moska përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e vendeve anëtare të aleancës.

Në nisje të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Madrid, në të cilin pritet të miratohet strategjia e re për të ardhmen e aleancës, Stoltenberg kë thënë se aleatët do të takohen në “kohën e krizës më serioze”, duke shtuar se “samiti do të jetë historik dhe transformues”.

“Ne do të deklarojmë qartë se Rusia përbën kërcënim për sigurinë tonë”, ka thënë Stoltenberg.

Përditësimi i fundit i politikave të NATO-s është bërë më 2010.

Stoltenberg ka thënë se pret ratifikim të shpejtë të marrëveshjes për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në aleancën ushtarake, pas heqjes së vetos nga ana e Turqisë.

“Ne do të marrim vendim për të ftuar Suedinë dhe Finlandën që të bëhen anëtare, kjo bëhet me shpejtësi të pashembullt”, u ka thënë ai gazetarëve nga Madridi.

Të dyja shtetet kanë aplikuar për anëtarësim në aleancë në mesin e muajit maj.

“Pas ftesës, duhet të ketë ratifikim të procesit në t 30 parlamentet”, ka shtuar ai.

“Kjo zakonisht merr kohë, por unë pres që procesi të ecë shpejt, sepse vendet aleate janë të gatshme të veprojnë sa më shpejt që është e mundur”.

Turqia është pajtuar të martën që të heqë veton për anëtarësimin e të dyja këtyre shteteve në NATO, pas nënshkrimit të zotimeve nga Suedia dhe Finlanda për luftim të terrorizmit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LSDM: Deputetët e VMRO-së me porosi të Mickoskit tentojnë të krijojnë tensione dhe incidente

Story i radhës

E veshur me rroba banje dhe fustan rrjetë, Bora Zemani poston fotot provokuese nga pushimet

Të fundit nga