Stoltenberg: NATO mbetet e përkushtuar ndaj integritetit territorial të Ukrainës

August 17, 2023
1 minut lexim

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se aleanca mbetet e përkushtuar ndaj integritetit territorial të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Komentet e Stoltenbergut ishin në përgjigje të deklaratave të shefit të tij të kabinetit, Stian Jensen, i cili tha se Ukraina mund t’i dorëzojë përfundimisht territor Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, vuri në dukje transmetuesi publik norvegjez NRK.

“Mesazhi i tij (i Jensenit), i cili është edhe mesazhi im kryesor, i cili është edhe mesazhi kryesor i NATO-s, është, para së gjithash, se politika e NATO-s nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim Ukrainën”, tha ai.

“Nëse duam paqe, mbështetja ushtarake për Ukrainën është zgjidhja”, shtoi Stoltenberg.

Stoltenberg pranoi se ka diskutime të vazhdueshme në aleancë se si duhet të përfundojë lufta në Ukrainë.

“Janë vetë ukrainasit ata që duhet të vendosin se kur janë të gatshëm të ulen në tryezën e bisedimeve”, tha shefi i NATO-s.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tërmet i fuqishëm godet kryeqytetin e Kolumbisë

Story i radhës

Shqiprim Arifi godet Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin me një video

Të fundit nga

Moti parashikohet i vranët dhe pa reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. “Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë