Stoltenberg do të takohet me Vuçiç në Bruksel

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg të mërkurën në Bruksel.

Presidenti serb ka shpjeguar se ka kërkuar që të takohet me Stoltenberg pasi NATO është përgjegjëse për sigurinë në Kosovë.

Sekretarit të përgjithshëm, tha Vuçiç, synon t’i shpjegojë situatën gjithnjë e më të vështirë të popullatës serbe në Kosovë, që sipas pretendimit të tij i nënshtrohet presionit dhe diskriminimit në rritje nga qeveria në Prishtinë.

“Kjo përfaqëson një formë spastrimi etnik,” tha Vuçiç./Albeu,com./

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mjekët, në gatishmëri për vapën; 9 njësi të lëvizshme vendosen në qytetet kryesore, 18 njësi në zonat turistike

Story i radhës

​Veteranët kërkojnë të mos dekretohet ligji për pagën minimale

Të fundit nga