Stoletenberg: Dyert e NATO-së janë të hapura

min lexim

Në një intervistë sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg ka thënë se Ballkanin e kemi shumë me rëndësi, ne duam paqe, mbështesim dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit me ndërmjetësim të BE-së, ndërsa rreth ambicieve edhe aspiratave të Kosovës për NATO, dyert e NATO-së janë të hapura, kriteret dihen, ndërsa vendimi për anëtarësim merret nga Këshilli veri-atlantik me konsensus, transmeton “Bota Sot”.

Duke komentuar ambiciet e Kosovës për BE dhe NATO dhe qëndrimin e NATO-së për siguri në Ballkan, Stoletenberg tha në Konceptin e ri strategjik  të NATO-së të miratuar në Samitin në Madrid edhe njëherë është nënvizuar rëndësia strategjike e Ballkanit perëndimor për aleancën. Duke pas këtë parasysh, ambasadorët e vendeve anëtare dhe partnerët e NATO-së që kontribuojnë me forcat e veta në misionin e KFOR-it kanë vizituar ekipin për këshillim edhe lidhje në Kosovë, KFOR dhe NATO.

Kjo vizitë ishte me rëndësi dhe me kohë që përbënë rast të volitshëm të konfirmohet përkushtimi ynë për siguri në Kosovë dhe stabilitetin në rajon.  Sipas mandatit që del nga rezoluta e KS të OKB nga viti 1999, KFOR vazhdon të ofrojë siguri dhe garanton liri të lëvizjes për të mirën e të gjithë bashkësive në Kosovë, përmes bashkëpunimit të ngushtë me aktorët ndër të cilët edhe OKB, misioni i BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), organizatat e sigurisë në Kosovë dhe ushtrinë e Serbisë. Çdo ndryshim në numrin dhe gjendjen e KFOR-it bazohet  në afate të definuara.

NATO do të vazhdoj të promovoj stabilitet siguri dhe bashkëpunim në rajon përfshirë veprimet e përditshme të KFOR-it.

Bashkëpunimi ynë me BE dhe partnerët tjerë me të cilët ndajmë vlera mbeten me rëndësi kyçe dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në ruajtjen e paqes edhe stabilitetit dhe mbështetjen e reformave për këtë stabiliteti në Ballkan është shumë me rëndësi për NATO-në dhe Evropën. NATO në tërësi mbështet dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së, sepse normalizimi i raporteve mes Beogradit edhe Prishtinës është mënyra e vetme për gjetjen e zgjidhjes për të gjitha bashkësitë dhe mund të sjell paqe të përhershme.

Sipas Stoletenberg si janë shprehur liderët e NATO-sl në Madrid, “dyert e NATO-së mbeten të hapura, kriteret për anëtarësim në NATO janë të qarta sipas nenit 10 të marrëveshjes veri-atlantike, vendimi për anëtarësim merret me konsensus në Këshillin veri-atlantik”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A ishte veprim i drejtë i Lulzim Bashës përjashtimi i Berishën nga grupi parlamentar i PD-së ?

Story i radhës

Zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar pesë zjarre në lokacione të ndryshme

Të fundit nga