Stojkovski: Borxhi ndaj transportuesve privatë është i trashëguar

December 3, 2022
min lexim

Shkup, 3 dhjetor – U.d. drejtor i Ndërmarrje Qarkulluese Publike Aleksandar Stojkovski në intervistën për MIA-n shprehet se borxhin ndaj transportuesve privatë e ka trashëguar kur ka marrë postin gjashtë muaj më parë. Konsideron se duhet të shlyhet, por fillimisht duhet të përcaktohet se sa është borxhi real pasi të përfundojë inspektimi nga Policia financiare dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike.

 

“Qëkur e kam marrë postin gjashtë muaj më parë në NQP, kishte borxh ndaj transportuesve privatë. Gjatë punës sime, janë paguar rregullisht të gjitha faturat e faturuara që na u dorëzuan nga transportuesit privatë. Bëhet fjalë për borxh të ngecur, që ne duam në mënyrë rrjedhëse ngadalë ta përmbyllim. Pagesa e fundit është më 8 nëntor. Në periudhën e fundit kemi bërë analizë, që mendoj se është obligim i çdo drejtori që do të vjen për të bërë analizë të kompletuar funksionale dhe financiare të punës së një ndërmarrjeje. Erdhëm deri te njohuria se pesë vitet e fundit transportuesit privat nuk kanë paguar, respektivisht nuk kanë marrë borxh kurrfarë biletash, ndërsa kjo është detyrim i tyre që është dakorduar, respektivisht është i qartë neni 5 nga marrëveshja mes NQP-së dhe transportuesve privatë”, bën të ditur Stojkovski.

Në intervistën që në tërësi është publikuar më poshtë, Stojkovski shpalos edhe pse është ndërprerë marrëveshja me “Makekspres”. I hedhë poshtë si spekulime informacionet se nuk ka naftë për autobusët e NQP-së dhe pohon se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës pa marrë parasysh zhvillimet në nivel global me çmimin e naftës.

“Në mënyrë kategorike pohoj se në NQP nuk ka mungesë të naftës. Më vjen keq që në periudhën e fundit ka spekulime dhe të pavërteta të tilla nëpër portale dhe media të caktuara. Asnjëherë nuk do të vihet në rrezik funksionimi i NQP-së dhe shërbimi i qytetarëve në Qytetin e Shkupit. Do të doja të theksoj se pa marrë parasysh zhvillimet në nivel global me rritjen e çmimeve të naftës, NQP nuk planifikon të bën korrigjime, respektivisht rritje të çmimit të biletës”, thekson Stojkovski.

Pohon se autobusët e NQP-së janë në rregull në aspektin teknik dhe paralajmëron punësime të reja të vozitësve për shkak të daljes së kuadrit në bazë të pensionimit.

Premton edhe se banorët e Shkupit do të marrin transport publik falas. Shprehet se gjërat janë vënë në pushim për shkak të krizës aktuale ekonomike dhe energjetike, por se janë duke u bërë përgatitje në mënyrë që të realizohet ajo që u është premtuar qytetarëve të kryeqytetit.

Intervistën e transmetojmë në tërësi:

NQP dhe Qyteti i Shkupit pohojnë se nuk ka borxh ndaj transportuesve privatë. Nga ana tjetër, transportuesit privatë shprehen se nuk kanë mjete, e as nuk mund të punojnë. Kur ka qenë pagesa e fundit e NQP-së dhe për cilën periudhë kohore?

– Qëkur e kam marrë postin gjashtë muaj më parë në NQP, kishte borxh ndaj transportuesve privatë. Gjatë punës sime, janë paguar rregullisht të gjitha faturat e faturuara që na u dorëzuan nga transportuesit privatë. Bëhet fjalë për borxh të ngecur, që ne duam në mënyrë rrjedhëse ngadalë ta përmbyllim. Pagesa e fundit është më 8 nëntor. Në periudhën e fundit kemi bërë analizë, që mendoj se është obligim i çdo drejtori që do të vjen për të bërë analizë të kompletuar funksionale dhe financiare të punës së një ndërmarrjeje. Erdhëm deri te njohuria se pesë vitet e fundit transportuesit privat nuk kanë paguar, respektivisht nuk kanë marrë borxh kurrfarë biletash, ndërsa kjo është detyrim i tyre që është dakorduar, respektivisht është i qartë neni 5 nga marrëveshja mes NQP-së dhe transportuesve privatë. Sinqerisht, më vjen keq pse ata nuk kanë vepruar viteve të fundit sipas atij neni, gjë që qartazi e vë në pikëpyetje funksionimin financiar të NQP-së dhe detyrimet tona ndaj pagesës së tyre. Për këtë qëllim, kërkuam ndihmë nga Policia financiare dhe nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, në mënyrë që të mund të bëjnë analizë të kompletuar të Marrëveshjes me të cilën jemi dakorduar NQP-ja dhe transportuesit privatë.

Për borxhin për të cilin thoni se është i trashëguar, në cilën periudhë është bërë?

– Ai është borxh rrjedhës, nuk është bërë analizë prej kur është trashëguar, me siguri është grumbulluar. Me ardhjen time, borxhin që e trashëgova mund të lëvdohem se nuk është rritur, është në përmasa të njëjta. Me këtë rast më duhet të theksoj se pa marrë parasysh këtë gjendje të rëndë financiare, faturat e tyre që vinin në gjashtë muajt e fundit janë me vlerë të rritur, meqë mënyra e përllogaritjes së një kilometri varet nga shpenzimet e naftës. Më duhet të nënvizoj se mbi vendimin e transportit linear nga Qyteti i Shkupit i jepet ekskluzivitet funksionimit të transportuesve privatë.

A keni informacion se sa është shuma e borxhit, ata pohojnë se është 90 milionë denarë?

– Është shuma e njëjtë, 90 milionë denarë, qëkur erdha nga dita e parë në postin tim e deri sot pohoj me përgjegjësi se pagesa e fundit është bërë më 8 nëntor. Në atë moment e marrim edhe listën e kompletuar ku secili duhet t’i respektojë të drejtat dhe detyrimet e tij. Detyrimin tonë se kjo do të paguhet, e premtojmë, por duam që së pari t’i shohim detyrimet e tyre që është dashur t’i zbatojnë, ndërsa nuk i kanë bërë në pesë vitet e fundit.

Përveç kësaj, për çfarë keqpërdorimesh tjera nga transportuesit privatë bëhet fjalë?

– Implikimi fiskal që në pesë vitet e fundit shfaqet te dy transportuesit. Mund ta veçoj “Makekspres” për mospërmbushjen e detyrimeve të tyre me cilësi të shërbimit të realizuar. Ndërprerja e asaj marrëveshjeje ndodhi meqë disa herë u është bërë e ditur se nëse nuk e përmirësojnë cilësinë, respektivisht me vendim të Qytetit të Shkupit, të rënë nën 80 për qind realizim, marrëveshja e tyre do të ndërpritet. Disa herë, bisedime dhe paralajmërime, te ata paraqitej në mënyrë konstante, madje edhe ulje e cilësisë së shërbimit të realizuar.

Për çfarë cilësie bëhet fjalë? A është tepër rigoroze masa për shfuqizimin e marrëveshjes? Si do ta komentonit këtë?

– Transportuesit privatë së pari lidhin marrëveshje me Qytetin e Shkupit, e më pas ne lidhim marrëveshje të veçantë me transportuesit. Qyteti i Shkupit i definon cilësinë e shërbimit, ndërsa ne e definojmë mënyrën e arkëtimit dhe mënyrën e funksionimit të modelit tarifor, GPS-it, validimeve, ky është domen i NQP Shkup. Bëhet fjalë për dy marrëveshje krejtësisht të ndryshme. Qyteti i Shkupit e ka ndërprerë marrëveshjen për shkak të mospërmbushjes së cilësisë së detyrimeve që transportuesi privat duhet t’i ofrojë.

Jozyrtarisht mësohet se rreth 120 autobusë janë tërhequr nga qarkullimi për shkak të defektit teknik. Sa autobusë të NQP-së janë në rregull dhe nëse ka autobusë me defekt fare?

– Pohoj me përgjegjësi se autobusët në NQP Shkup janë në rregull në aspektin teknik. Nëse shfaqen disa situata të paparashikuara, respektivisht defekt në automjet në komunikacion, për të menjëherë kemi zëvendësim përkatës dhe për automjetin e njëjtë ka mirëmbajtje përkatëse teknike, respektivisht riparim.

Në raport me licencat, si funksion kjo pjesë në NQP?

– Licencat i lëshon Njësia për qarkullim në Qytetin e Shkupit. Për autobusët e NQP-së janë marrë licenca përkatëse me vendim të transportit linear nga Qyteti i Shkupit. Të gjitha licencat, të gjitha lejet për qarkullim gjenden në automjetet.

Pohoni se të gjithë autobusët e kanë marrë atë licencë?

– Po, e kanë marrë atë licencë.

Disa dhjetëra vozitës shkojnë në pension në muajt e ardhshëm. Ende nuk është shpallur konkurs për punësime të reja. Çfarë bën NQP-ja në këtë plan?

– Në këtë moment NQP-ja ka në dispozicion 656 vozitës. Me ardhjen time shpallëm konkurs, respektivisht pranuam 50 vozitës të ri. Për vitin e ardhshëm planifikohet që shifra të jetë sërish 50 vozitës. Kështu që për momentin NQP-ja pohoj me përgjegjësi se ka numër të mjaftueshëm të vozitësve që i shërbejnë linjat.

Një pyetje rreth aplikimit “NQP në lëvizje”. Shpesh ndodhë, koha që paraqitet si kohë për mbërritjen e autobusëve të mos përputhet me kohën reale. Çfarë ndodhë me aplikacionin?

– Kemi vendosur aplikacion të ri “Mobilna skopska”, janë ofruar kushte më të mira, cilësi më të mira, aplikacion i pasuruar. Aplikacioni “NQP në lëvizje” ishte me paraqitej grafike, e në aplikacionin e ri është paraqitur koha e mbërritjes, përcjellja, respektivisht me GPS për sa kohë do të mbërrijë në stacionin përkatës, duke përcjell rrëmujën, problemet që i ka autobusi në lëvizje në mënyrë që të mbërrijë në vendin e caktuar. Pra, çdo minutë azhurnohet koha derisa autobusi të mbërrijë në stacionin e autobusit.

Shumë qytetarë ankohen se javëve të fundit autobusët nuk i përmbahen rendit të vozitjes. Vonohen ose nuk janë fare në linjën në kohën e përcaktuar. Cili është problemi?

– NQP për momentin vozitë sipas rendit të kombinuar të ditëve të punës. Pra, majat janë mbuluar sipas rendit të vjetër të vozitjes, respektivisht ditëve të javës. Bëjmë regjistrimin, azhurnimin e sistemin e kompletuar të qarkullimit, me qëllim që të vendosim rend të ri të vozitjes. Në këtë moment bëhet vlefshmëria e qytetarëve në autobusin. Prandaj, bëj thirrje, njerëzit të cilët shfrytëzojnë bileta falas që të vlerësohen në sistemin në mënyrë që të mund të marrim gjendje faktike në çdo kohë dhe në çdo vend ta rrisim qarkullimin, e në çfarë vendi mund ta ulim.

A ka vërejtje ndaj raportit të kontrollorëve në autobusët e NQP-së? A duhet ata t’i përmbahen ndonjë rregulloreje ose udhëzimi?

– Në NQP Shkup janë të punësuar përafërsisht qindra kontrollorë të kontrollit të linjës që bëjnë kontrollin e linjës që bëjnë kontrollin e vlefshmërisë, respektivisht nëse qytetarët që përdorin transportin publik posedojnë biletë përkatëse. Është e qartë se NQP-ja si organizatë ka vendosur protokolle, rregulla dhe procedura se si duhet të sillen të punësuarit. Dhe në çdo moment nëse ka vërejtje nga ndonjë udhëtar për sjellje të pahijshme të kontrollit të linjës, mund të dorëzojë kërkesë, respektivisht njoftim dhe deklaratë në Ndërmarrjen Qarkullues Publike, e më pas kontrolli i brendshëm do t’i ndërmarrë procedurat përkatëse për atë nëse personi ka vepruar ose nuk ka vepruar ndaj akuzave që i kemi nga qytetarët.

Në shumicën e autobusëve nuk mund të blihen bileta. A planifikoni të bëni diçka rreth kësaj çështjeje?

– Në autobusët e NQP-së mund të blihet njëditëshe. Po ashtu, NQP ka në dispozicion mbi 20 pikë për shitjen e biletave të shpërndara nëpër gjithë zonën e qytetit. Qytetarët mund të blejnë biletë edhe në qendra për shitje me pakicë. Kjo rrjetë zgjerohet për çdo ditë dhe momentalisht janë rreth njëqind vende për shitje me pakicë ku qytetarët mund ta realizojnë të drejtën e tyre për plotësimin ose blerjen e biletës. Për momentin, NQP-ja nuk ka në dispozicion biletë për një përdorim. Në tre muajt e radhës kemi tentime, respektivisht shpallje të tenderit për furnizimin e tyre, por çmimi që na ishte ofruar ishte jorentabil.

A do të kenë banorët e Shkupit do të keni transport urban falas?

– Po, banorët e Shkupit do të marrin transport publik falas. Ne në periudhën e kaluar filluam përgatitjen në faza, respektivisht duam që transportin publik falas ta vendosim në faza, por për shkak të krizës ekonomike që për momentin po ndodhë në nivel botëror dhe global, këtë e vendosëm në pushim, por kjo nuk do të thotë se ne i marrim përsipër përgatitjet për të realizuar atë që është premtuar.

Kishte informacione se një pjesë e autobusëve nuk janë lëshuar në qarkullim për shkak se nuk ka naftë. Komenti juaj?

– Në mënyrë kategorike pohoj se në NQP nuk ka mungesë të naftës. Më vjen keq që në periudhën e fundit ka spekulime dhe të pavërteta të tilla nëpër portale dhe media të caktuara. Asnjëherë nuk do të vihet në rrezik funksionimi i NQP-së dhe shërbimi i qytetarëve në Qytetin e Shkupit. Do të doja të theksoj se pa marrë parasysh zhvillimet në nivel global me rritjen e çmimeve të naftës, NQP nuk planifikon të bën korrigjime, respektivisht rritje të çmimit të biletës.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tirana City Talks, Veliaj për biletimin elektronik: Po krijojmë një sistem të koordinuar për transportin publik

Story i radhës

Mickoski, MPB mbron kriminelët në Haraçinë

Të fundit nga

ShkoLartë