Stojiljkoviç: Nuk është me rëndësi kush do të jetë kryeministër, pasi edhe ashtu Vuçiq vendos për gjithçka

July 15, 2022
1 minut lexim

Profesori i Fakultetit të Shkencave politike Zoran Stojiljkoviç ka deklaruar se “as që i intereson kush do të jetë kryeministër apo ministër, sepse për gjithçka edhe ashtu vendos presidentin Vuçiq, mua më intereson si të dalim nga situata, që Vuçiq të jetë presidenti i fundit që veprohet kështu”, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

“Kur keni figurë që është i paprekshëm dhe me autoritet që uzurpon edhe kompetenca tjera shtetërore dhe çështjet më të imta dhe askush nuk ka autoritet të mjaftueshëm që vetë të i zgjidh ato, atëherë shtrohet pyetja kush do të jetë kryeministër apo ministër për ata apo familjet e tyre, lotues apo ambasadat e huaja” tha Stojiljkoviç që konsideron se “plotësisht ka humbur interesi i qytetarëve, sepse aty nuk ka aspak magji, sekrete por çdo gjë shndërrohet në formë”.

Më pas profesori universitar u ndërlidh edhe në mentalitetin dhe synimin për pushtet që kanë shumë figura politike.

“Tek ne ende që nga koha e Nushiqit apo  ‘zonjës ministre’ gjithnjë ishte interesant dhe synim me kanë në pushtet, pasi pushteti ofron fuqi në çka njerëzit tanë janë shumë të ndjeshëm”, tha ai për TV N1.

Ndërsa në lidhje me pyetjen se kur mund të pritet që vendi të dal nga kjo situatë dhe koncentrimi i pushtetit në një njeri, Stojiljkoviç u shpreh se “mund të dalim  vetëm nëse Vuçiq do të jetë presidenti i fundit që vepron dhe udhëheq në këtë mënyrë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përdoruesit e Facebook do të mund të krijojnë 5 profile të ndryshme me një llogari të vetme

Story i radhës

Ndërhynë dy avionë për shuarjen e flakëve, vijojnë zjarret në malin e Çikës

Të fundit nga

ShkoLartë