Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE në Daily Click në TV21 tha se është zbuluar kriminal epik në fushën e energjetikës, përcjell TV21. Stojanovski thotë se rasti së shpejti do të zbardhet për publikun.
“Po mblidhet material voluminoz që duhet të vërtetojë keqpërdorimet në sektorin e energjetikës, më besoni, aty ka krim epik. Aty ka krim të njerëzve që është i pakuptueshëm për qytetarin e thjeshtë se si kanë mundur ashtu të sillen ndaj shtetit. Posaçërisht për TEC Manastir ishim dëshmitarë…Po absolutisht. Unë do të parashtroj një pyetjes, sepse s’mund të hyjë se nuk dijë çfarë mund të them e çfarë jo, sepse ka shumë hetime të hapura. Ja, le të jenë qytetarët të kujdesshëm rreth temave që do të hapen periudhën e ardhshme për qymyrin, për furnizimin me qymyr, për atë se pse mekanizmi që është prokuruar nuk është vendosur në funksion dhe pse janë aktivizuar personat e tretë. Vetëm le të jenë të durueshëm, t’i dëgjojnë temat dhe nga afër të kenë vëmendje dhe le t’i dëgjojnë shumat, le t’i dëgjojnë shumat që janë shpenzuar”, deklaroi Stojanovski.
Burimi: tv21