Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Ivan Stoilkoviq sot ka realizuar një takim pune me përfaqësues të organizatave joqeveritare nga të gjitha bashkësitë etnike.
Takimi i organizuar me iniciativë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit Stoilkoviq me qëllim të informimit të përfaqësuesve të bashkësive jo shumicë të vendit për planet e ardhshme të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive, gjegjësisht për gjithçka që duhet të realizohet gjatë vitit të ardhshëm 2025, morën pjesë Jana Mihailova nga ZPH Integra Nau, Marija Nikolova nga Pitu Guli dhe Gjorgji Gjorgjiev nga Mandra pjesëtar të bashkësisë etnike vllahe; pastaj Nadir Rexhepi nga Insok; Zoran Dimov nga Qendra Informative e Biznesit Rom dhe Nadire Selman nga Shoqata e Grave Rome – Esma nga bashkësia etnike Rome; Vasilka Kitanoviq nga Qendra Kulturore Serbe, Primislav Stanoeviq dhe Momçilo Veliq nga KUD “Sveti Sava prvi” dhe Gordana Joviq-Stojkovska dhe Zoran Zhugiq nga komuniteti serb në Maqedoni të Veriut si pjesë e bashkësisë serbe; Izeta Babaçiq nga Divanhava nga komuniteti boshnjak dhe Melek Adem nga Zor Dernek dhe Shenol Tahir nga Hid-bah-shen si pjesë e bashkësisë etnike turke.
Në fokus të bisedës ndër të tjera ishin edhe çështjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen bashkësitë më të vogla etnike në vend, ndërsa takimi u mbajt në një atmosferë konstruktive ku u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për projektet e mundshme për të cilat duhet punuar si dhe fakti se bashkëpunimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmirësimin e pozitës së tyre dhe përhapjen e frymës shumë etnike si dhe forcimin e bashkëpunimit me sektorin civil, përmirësimin e dukshmërisë dhe transparencës së shoqatave dhe forcimin e marrëdhënieve të partneritetit me autoritetet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vetëqeverisjet lokale dhe organizatat joqeveritare.
Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq i ka informuar përfaqësuesit e OJQ-ve me planet e ardhshme të ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive, gjegjësisht me faktin se sipas buxhetit për vitin e ardhshëm, të gjitha bashkësitë etnike pritet të marrin mjete të barabarta për të festuar ditët e tyre kombëtare, me fokus – shënimin e përparimit në raportin e KE-së në fushën e respektimit të të drejtave të bashkësive më të vogla.
“Unë pres projekte të qëndrueshme sepse improvizimet nuk do të tolerohen. Do të formohet një komision i cili në bashkëpunim me KE-në dhe OSBE-në si mbështetës do ta kontrollojë këtë proces dhe për këtë arsye ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive është në dispozicionin tuaj përmes asistencës profesionale me qëllimin e vetëm për të përfituar projektet e qëndrueshme që do të nënkuptojnë përparim dhe pozicion të mirë në raportin e KE-së”, ka theksuar zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq në Qeverinë e RMV-së.
Në fund të këtij takimi, të pranishmit u pajtuan se bashkëpunimi i ndërsjellë është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se për të pasur rezultate, përveç iniciativës, duhet edhe angazhim maksimal.