Me rastin e 21 Majit – Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, përcjell urimet e mia të sinqerta për të gjithë qytetarët, me mesazhin se respektimi dhe avancimi i diversitetit kulturor paraqet themelin e një shoqërie të përparuar dhe inkluzive.
Kjo ditë na kujton se shprehjet e ndryshme kulturore, gjuhët dhe traditat nuk janë pengesë, por vlerë që e pasuron shoqërinë tonë dhe kontribuon në rritjen e besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Ndërtimi i një shoqërie të hapur nënkupton kultivimin aktiv të dialogut, mundësive të barabarta dhe respektit për secilin individ.
Në kohën e sfidave globale, është veçanërisht e rëndësishme të vazhdojmë të investojmë në bashkëpunim, solidaritet dhe respekt të ndërsjellë, si shtytës të zhvillimit të qëndrueshëm dhe kohezionit shoqëror. Diversiteti kulturor është shtytës i kreativitetit dhe inovacionit, por edhe garanci për stabilitet dhe paqe.
Le të jetë 21 Maji një shtysë shtesë për veprim të përbashkët në drejtim të avancimit të vlerave të barazisë, inkluzionit dhe respektimit të dallimeve, si bazë për një shoqëri më të fortë dhe më të bashkuar, ka theksuar zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq.


